Report TV - Protesta e opozitës, Basha nxit turmën të bërtasë 'Rama ik': Bëjeni ta dëgjojë bota
  • 5 years ago
Fjalimi i liderit demokrat Lulzim Basha para kryeministrisë çeli zyrtarisht protestën e shtatë të opozitës në orën 19:45. Fjala e kryedemokratit u shoqërua jo vetëm me ovacionet e mbështetësve që në kor thërrisnin "Rama ik", por edhe me zhurmën e vuvuzelave dhe shpërthimeve të disa kapsollëve.

Vazhdimisht gjatë fjalimit të tij, lideri i opozitës jokuvendore kërkoi mbështetjen e militantëve dhe simpatizantëve në tubim, që të therrasin "Rama ik". "Le ta dëgjojë tek bunkeri ku është fshehur. Bëjeni ta dëgjojë gjithë bota tani: Rama ik", ju drejtua Basha.

Më tej ai vazhdoi të radhisë sipas tij, arsyet përse duket larguar nga pushteti kryeministri Edi Rama.

"Zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja që keni vërshuar në këtë marshim të paparë. Keni derdhur në shesh energji dhe vendosmëri. Dua t'iu shpreh mirënjohjen time dhe kam nderin dhe pirvilegjin të flas në emër të gjithë shqiptarëve të mbledhur të vendosur. Ky bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, të shtypur, të dhunuar, të nëpërkëmbur, të tradhtuar nga një kryebandit që ka hyrë në histori si hajduti më i madh. Le ta dëgjojë zërin tuaj e gjithë bota tani. Sot endet nëpër Shqipëri kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura. Rama u kap duke vjedhur votat e shqiptarëve. Sot ai duhet të ishte para drejtësisë për të dhënë llogari. Rama ik është në buzët e çdo fëmije sepse Edi Rama i pushoi prindërit nga puna, i mbylli bizneset dhe i nisi në kurbet", u shpreh Basha.
Recommended