Ora News - Sot protesta e opozitës kundër Kryeministrit Rama, gjirokastritët nisen drejt Tiranës
  • 5 years ago
#oranews #protestaeopozites
Partia Demokratike dhe opozita sot kanë thirrur në protestë qytetarët shqiptarë.

Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 11:00 përpara kryeministrisë, duke kundërshtuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, qytetarë dhe mbështetës të opozitës janë nisur që prej orëve të para të mëngjesit për të mbërritur në Tiranë.

Sipas PD, kjo protestë do të jetë vendimtare për Shqipërinë, ku qytetarët do të marrin në dorë fatet e tyre, duke larguar kryeministrin Edi Rama.

Opozita thotë se protesta do të jetë paqësore, por nga ana tjetër Policia e Shtetit në një deklaratë tha se persona me rekorde kriminale janë përgatitur për dhunë gjatë ditës së sotme.

Ndaj deklaratave të policisë reagoi Gazmend Bardhi sipas të cilit i vetmi person i dhunshëm është Edi Rama.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ditën e sotme do të jetë në Vlorë, në një takim me qytetarët. Lulzim Basha e ironizoi duke thënë se po ia mbath nga protesta e opozitës.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sot-protesta-e-opozites-kunder-kryeministrit-rama

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended