Ora News - Pasuritë, "ngelin" 65% e gjyqtarëve të administratives

  • 5 years ago
#oranews
65% e gjyqtarëve të gjykatave administrative nuk arrijnë ta justifikojnë pasurinë të paktën për një vit të deklarimit të tyre. Kjo e dhënë është konstatuar nga rrjeti investigativ BIRN i cili ndërmori një analizë të thelluar të deklaratave të pasurisë së 48 gjyqtarëve të Gjykatave Administrative.

Pasuria e pajustifikuar nga të ardhurat neto evidentohet në 55 deklarata të Gjyqtarëve Administrativë ose në 9% të totalit të deklaratave të analizuara. Ajo kap një vlerë prej 110 milionë lekësh ose 15% të pasurisë totale të deklaruar. Listën e gjyqtarëve me probleme në justifikimin e pasurisë e kryeson Gjykata Administrative e Apelit me 21 deklarata. Ajo pasohet nga Gjykata Administrative e Gjirokastrës dhe më pas ajo e Tiranës.

Sipas BIRN Testi i mësipërm i justifikimit të pasurisë nuk ka përfshirë minimumin jetik të gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre. Nëse në këtë analizë do të llogaritej edhe minimumi jetik sipas INSTAT, vetëm 1 gjyqtar nga 48 që e kryejnë funksionin në Gjykatat Administrative do të arrinte të justifikonte pasurinë. Të dhënat e studimit sugjerojnë se mesatarisht çdo gjyqtar e ka rritur vlerën e pasurive të paluajtshme nga 1.5 milionë lekë në fillim të detyrës në rreth 10.4 milionë lekë vitin 2017.

Në këtë vlerësim nuk janë përfshirë pasuritë e paluajtshme të përfituara nga trashëgimia apo të dhuruara, për të cilat subjektet deklarues nuk kanë shënuar vlerë në formularin e deklarimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pasurite-ngelin-65-e-gjyqtareve-te-administratives

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended