Ora News - Policia arreston të mbijetuarin e atentatit në Vlorë, Armando Sulejmani

  • 5 years ago
#oranews

Një ditë pas atentatit me dy të plagosur në Vlorë, policia ka vënë në pranga të plagosurin Armando Sulejmani. Atij i është gjetur një armë pa leje pistoletë. Ndërkohë nga hetimet rezulton se edhe makina e përdorur nga autorët e krimit ka qenë e vjedhur dhe me targa të falsifikuara. Policia ka shoqëruar të paktën 15 persona në lidhje me ngjarjen ndërsa në vendin e krimit te Uji i Ftohtë mësohet se janë sekuestruar 25 gëzhoja.

Arrestohet në spital Armando Sulejmani, 39-vjeçari i plagosur në atentatin e të dielës në Vlorë.

Policia njoftoi se ka vendosur në pranga të plagosurin, pasi i ka gjetur një pistoletë pa leje.

Ndërkohë një ditë pas vrasjes së dy personave në Vlorë, policia ka shoqëruar shumë se 15 persona që po verifikohen në lidhje me ngjarjen.

Burime nga hetimi bënë me dije se janë shoqëruar persona të cilët mund të kenë qenë dëshmitarë dhe që kanë patur konflikte të mëparshme me dy të vrarët dhe personin e plagosur Armando Sulejmani.

Hetuesit thanë se në vendin e vrasjes në zonën e Ujit të Ftohtë janë gjetur me shumë se 25 gëzhoja.

Ndërkohë nga verifikimet e bëra prej grupit të hetimit, dyshohet se edhe makina e përdorur nga autorët e atentatit, është e vjedhur.

Ndonëse mjeti u gjet i djegur disa orë pas vrasjes së dyfishtë, policia ka zbuluar se targat kane qenë false.

Viktimat e atentatit Orest Rexho dhe Arjan Hasani, ishin të njohur të Armando Sulejmanit.

Dyshohet se ky i fundit ka qenë objektiv i atentatorëve pasi edhe në vitin 2016 në lagjen ?Pavarësia? të Vlorës, iu bë një atentat pranë banesës së tij.

39-vjeçari mbeti i plagosur me një plumb në krah, ndërsa deklaroi në polici se nuk i njihte atentatorët.

Armando Sulejmani i njohur me nofkën ?Çipuri? njihet në Vlorë edhe si anëtar i bandës së Gaxhait.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/policia-arreston-te-mbijetuarin-e-atentatit-ne-vlore-armando-sulejmani

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended