Ora News - Guardia di Finanza: Në 2016 lulëzoi kanabisi

  • 5 years ago
#oranews #guardiadifinanza #kanabis

Vitet 2016-2017 kanë shënuar kulmin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri sipas raportit të fundit nga Guardia di Finanza.

Ky dokument u prezantua në aktivitetin "Për një Shqipëri pa kanabis" të organizuar nga policia e shtetit.

Sipas raportit, në vitet 2016-2017 janë numëruar mbi 990 mijë plantacione kanabisi të shkatërruara.

Guardia di Finanza bën me dije se gjatë vitit 2017 janë shkatërruar 4844 plantacione, ndërsa në vitin që lamë pas janë shkatërruar vetëm 675 të tilla.

Ish-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas raportit duke theksuar se pas 25 vites Shqipëria nuk rezulton të jetë më si vend origjinë i prodhimit dhe trafikimit të kanabisit.

Drejtori i Policisë së Shtetit evidentoi faktin se sasia e kanabisit të trafikuar drejt Italisë vitin e kaluar është ulur me 81% krahasuar me 2017.

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se qeveria është e angazhuar në luftën ndaj trafikut.

Lleshaj: Operacionet e realizuara së fundmi si ai për vënien para drejtësisë të shumëkërkuarit, Klement Balili, operacioni ui djeshëm "Lulet e pranverës" provojnë së paku tri të vërteta të mëdha.

Ambasadori i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca, nënvizoi sërish nevojën që sekuestrimet e parave të ardhura nga krimi i organizuar të konfiskohen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiperia-drejt-daljes-nga-harta-e-kultivimit-te-kanabisit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended