Ora News - Rama u jep çekun trinjakëve, të porsalindurit përfitojnë nga 1.2 mln lekë secili
  • 5 years ago
#oranews #cekupertrinjaket #edirama
Kanë ardhur në jetë trinjakët e parë të këtij viti. Ishte vetë kreu i qeverisë ai që ka vizituar nënën fatlume në maternitet dhe i ka dorëzuar personalisht çekun prej 120 mijë lekësh të reja për secilin prej tyre.

Trinjakët e parë për vitin 2019, që erdhën në jetë në maternitetin ?Koço Gliozheni? në Tiranë, kanë përfituar çekun e bebes prej 120 mijë lekë të reja secili. Ishte vetë kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja Manastirliu që ju dorëzoi bebeve çekun, duke uruar edhe nënën e re të dy vajzave dhe djalit të sapolindur.

?Me këtë rast sqaruam atë pyetjen e famshme, ?si është bonusi kur janë tre?? Kështu që, kur janë tre, të gjithë marrin si për të tretin, 1.2 milionë lekë. Kanë ardhur me duart plot?

2200 bebe kanë përfituar bonusin e bebes nga 1 janari i këtij viti. Çeku i Bebes përcakton shpërblim me 40 mijë lekë të reja për fëmijën e parë, 80 mijë lekë të reja për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë të reja për fëmijën e tretë.

Për nënat që lindin binjakë masa e përfitimit është në masën 80 mijë për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që lindin trinjakë e më shumë, masa e përfitimit është në masën 120 mijë lekë për secilin fëmijë. Regjistrimi i fëmijës së porsalindur bëhet në sportelet e gjendjes civile të hapura në 37 maternitete të vendit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-u-jep-cekun-trinjakeve-te-porsalindurit-perfitojne-nga-12-mln-leke-secili

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended