Ora News - KVV: Reforma zgedhore, dështim i politikës

  • 5 years ago
#oranews #reformazgjedhore
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ngre shqetësimin se reforma zgjedhore po shkon drejt dështimit dhe shkak për të është papërgjegjshmëria e aktorëve kryesore. KVV-ja i bën thirrje politikës që ti kushtojnë seriozitetin e duhur kësaj çështje madhore për interesin publik.

Miratimi i Reformës Zgjedhore kërkohet me ngulm nga ndërkombëtarët, si një nga kushtet prioritare për negociatat e Shqipërisë me BE. Ndryshe nga shpresa e të diplomatëve Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë konsideron se reforma zgjedhore është drejt dështimit pasi mungon vullneti politik për tu ulur në tryezë për të miratuar një draft të përbashkët.

Gerta Metaj: Reforma ka dështuar. Sjellja institucionale e partive politike është një sjellje me asimetri të thella, është një sjellje aspak bashkëkohore. Është një sjellje politike me probleme të mëdha, aspak qytetare dhe aspak e maturuar.

Sipas KVV, shtyrja e afatit të komisionit ad hoc të reformës zgjedhore nuk do të zgjidhë ngërçin politik mes mazhorancës dhe opozitës.

Gerta Metaj: Për 30 ditë çfarë mund të bëhet kur politikane shqiptarë apo komisionit nuk i doli një vit i plotë.

Përgatitjet për zgjedhjet e 30 Qershorit po bëhen me Kodin ekzistues, por sipas ekspertëve edhe nëse arrihen të bëhen ndryshimet në Kodin e ri nuk do të ketë kohë për implementimin e tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kvv-reforma-zgedhore-deshtim-i-politikes
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended