Ora News - Tahiri kërcënon prokurorët: Kam sms-të që i keni dërguar gazetarëve për mua
  • 5 years ago
#oranews #saimirtahiri #prokuroria

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku ka ankimuar vendimin për zgjatjen e afateve të hetimit të dosjes ndaj tij.

I shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia Tahiri hyri në gjykatë rreth orës 09: 50 dhe seanca që u mbajt me dyer të mbyllura u mbyll në orën 11: 30 me vendimin e shtyrjes së seancës për të hënën.

Përballë Tahirit ishin prokurorët Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arenc Çela, të cilët kërkuan që seanca të zhvillohej me dyer te mbyllura për shkak se çështja ka sekrete hetimore që nuk duhen publikuar.

Por nga ana e tij Tahiri në seancë deklaroi se ky proces nuk ka sekrete pasi prokurorët kanë trafikuar në media lajmet për dosjen dhe kërcënoi me publikimin e këtyre komunikimeve.

"Janë trafikuar lajme të cilat shyqyr i kam dhe me mesazhe nga prokuroria. Nuk shkon. Në çmimin tuaj është por ku është sekreti" u shpreh Tahiri brenda ne seance

Secili merr ate qe i takon- Seanca u shty për të hënën ku pritet që prokuroria ti vërë gjykatës në dispozicion disa akte. Pas daljes nga seanca, Tahiri e ka quajtuar absurd vendimin e shtyrjes disa herë të afateve por se do të presë pasi në fund secili merr atë që i takon.

Saimir Tahiri: Unë kam pritur dhe do vazhdoj të pres deri në fund edhe pse gjithcka ka ndodhur ka kapërcyer çdo limit kohor, sepse një gjëndje e tillë e pashpjegueshme dhe mjegullnaje nuk mund të vazhodojë më. Pavarësisht se hetimet janë zgjatur 5 herë hera e parë që unë kërkoj të mos ndodhë më. Ka kaluar cdo afat i arsyeshëm dhe duhet të marrë zgjidhje patjetër. Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi. Nëse ndodh me mua merreni me mend se çfarë dodh me mijëra të tjerë që bërtasin e nuk dëgjohen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/saimir-tahiri-mberrin-tek-krimet-e-renda

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended