RTV Ora - Tahiri i indinjuar: Keni thënë aq shumë "trafikant" sa keni harruar ministrin që isha

  • 5 years ago
#rtvora

"Nuk do të lodhem së kërkuari të vërtetën. Nuk do të lodhem së thëni të vërtetën, edhe sikur të shkoj shtëpi më shtëpi dhe vesh më vesh njerëzve" kështu u shpreh ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një prononcim për median jashtë sallës së gjyqit. Aty ku Prokuroria kërkoi sot 12 vite burg ndërkohë trupa gjykuese e shtyu vendimin për në datën 19 shtator.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, nuk e fshehu dot as indinjatën

"E keni harruar fare kontekstin historik, keni thënë aq shumë akuzën e prokurorisë sipas të cilës unë jam trafikant sa keni harruar ministrin që isha".

Tahiri nënvizoi se provat e prokurorisë janë gënjeshtra dhe se nëse do të kthehej mbrapsht sërish të njëjtën gjë do të bënte.

"Kam bërë të pamundurën për të luftuar kundër krimit, kundër trafiqeve. Do të bëja të njëjtën gjë do bëja sërish po të kthehesha mbrapsht. Fuqitë nuk do më lënë ti shkoj deri në fund të vërtetës time. Do i shkoj vesh më vesh dhe shtëpi më shtëpi do i bëj. Si mund të luftoja në Lazarat dhe të kultivoja drogë.

Mos harroni kurrë ministrin që isha. E keni harruar duke përmendur emrin trafikant "
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tahiri-provat-e-prokurorise-jane-genjeshtra

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended