Report Tv-Veliaj jep porositë për zgjedhjet: Fushatë më civile, pa ndotje nga posterat dhe grafitet

  • 5 years ago
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e vlerësoi të shkëlqyer vendimin e marrë nga qeveria për t?u dhënë kohë qytetarëve për të rinovuar kartat e identitetit deri në 31 dhjetor 2019, duke ulur në këtë mënyrë edhe fluksin nëpër sportele. Në takimin e zhvilluar dje me anëtarë të Këshillit Konsultativ ?Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje vendore?, kryebashkiaku kërkoi që t?u jepet përparësi të moshuarve dhe atyre që kanë nevojë për ta përdorur më shpesh kartën.

?Lajmi nga Ministria e Brendshme ishte i shkëlqyer, pra që kartat e identitetit do të vlejnë deri në fund të vitit 2019. T?u thuhet qytetarëve nuk ka asnjë nevojë të shtyhemi nëpër rradhë, sikur nesër do jetë qameti, përsa kohë që karta, pavarësisht kur e ka datën e skadimit, do vlejë deri në datën 31 dhjetor. Do të thotë t?u japim prioritet atyre që janë të moshuar?, theksoi Veliaj.

Teksa vlerësoi bashkëpunimin me pushtetin qendror, Veliaj theksoi rëndësinë e kalimit të disa kompetencave që kanë të bëjnë me kontrollin e territorit nga qeveria tek pushteti vendor. ?Kryetarët e bashkive ende nuk kanë disa kompetenca të qeverisë qendrore që, për mendimin tim janë rudimentare, për të adresuar një lokal që bën zhurmë; një bukëpjekës që bën tym; ose një gomisteri që e derdh në rrugë vajin që u ndërron makinave; ne duhet patjetër të lidhemi me ministrinë e linjës për një leje mjedisore që e ka dhënë një inspektor i X partie, i X kohe. Por që ka disa karakteristika që një inspektor e dallon nga një kryetar bashkie?, tha ai.Kreu i Bashkisë e cilësoi pozitive reformën administrative, e cila krijoi mundësi për shpërndarjen e investimeve edhe në zonat rurale, që me ndarjen e vjetër do e kishin të pamundur financiarisht të përmirësonin kushtet e jetesës për komunitetin.

?Ne për eksperiencën tonë në Tiranë, filluam me 24 njësi vendore, me 24 kryetarë njësish, me 24 sekretarë, me 24 Këshilla të Njësive Administrative. Kur mendoj se sot kemi mundësi të ndërhyjmë në njësi, që me kushtet e tyre modeste në nivel taksimi, në nivel fuqie punëtore apo realizimi investimesh, do t?i kishin të pamundura, besoj që si socialist dhe progresist, kjo reformë është një histori suksesi?, tha ai, ndërsa e krahasoi gjendjen e mëparshme të njësive vendore me situatën që janë sot

Recommended