Ora News - Padia për shpifje, mungesa e prokurorit shtyn gjyqin Berisha-Balla
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Shtyhet sërish gjyqi për padinë e Shkelzen Berishës ndaj kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Shkak është bërë mosparaqitja në Gjykatën e Tiranës për të tretën herë radhazi e prokurorit të çëshjes Agron Gjana, i cili e ka argumentuar mungesën e tij me arsye shëndetësore.

Në seancën e sotme ishin prezent si zoti Berisha ashtu edhe Balla.Seanca e radhës u caktua me 11 shkurt, ora 11:30.

Jashtë gjykatës, Shkelzen Berisha, tha se zoti Balla është shpifës i përsëritur dhe nuk ka vend për pajtim.

Berisha: Ka vend vetëm për një dënim të radhës për shpifje, penal kësaj radhe.

Lidhur me mungesën e prokurorit, Berisha tha: "Prokurori besoj do të ketë arsyet e veta që ka munguar, shpresoj të mos mungojë radhës tjetër".

Për çfarë e akuzon Berisha kreun e grupit parlamenrtar të PS-së

Djali i ish-kryeministrit Berisha kërkon dënimin e Ballës pas deklarimeve të bëra në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ, në adresë të tij.

Për këtë ai ka dorëzuar më herët provat në gjykatë që sipas tij vërtetojnë të kundërtën e akuzave të Ballës dhe ka kërkuar nga gjykata ta dënojë për shpifje.

Bëhet fjalë për një dokument që kreu i grupit PS-së e publikoi në adresë të tij të facebook dhe i referohet një pagese prej 200 mijë euro të marra nga shtetasi Ismail Mulleti nga djali i ish kryeministrit. Ai e akuzon për shmangie të detyrimeve tatimore.

Berisha pretendon se Balla e publikoi këtë dokument me të dhëna personale në kohën kur ishte kreu i komisionit hetimor parlamentar për çështjen CEZ.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/padia-shpifje-berisha-dhe-balla-perballen-ne-gjykate
Recommended