Report TV -Sali Berisha dënohet nga gjykata për shpifje ndaj kryeministrit Rama

  • 4 years ago
TIRANE- 'Qytetari dixhital' i ka kushtuar 500 mijë lekë ish-kryeministrit Sali Berisha i cili përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook, shkruante një vit më parë se kryeministri Edi Rama ka penguar hapjen e negociatave duke përkrahuar trafikantët e drogës.Ky ka qenë vendimi i Gjykatës Civile Tiranë e cila ka vendosur të pranojë padinë e pjesshme të kreut të qeverisë i cili kishte kërkuar që Berisha të gjobitet me 1 milionë lekë.

Përveç gjobës, Gjykata e Civile Tiranë ka vendosur se Sali Berisha duhet të fshijë nga rrjetet sociale postimin e bërë në 14 tetor 2019 i cili është cilësuar si shpifje, nga vendimi i Gjykatës.

Recommended