Report TV -Shkëlzen Berisha humbet në Apel gjyqin në SHBA përballë gazetarit amerikan për Gërdecin

  • 3 years ago
Shkëlzen Berisha e ka humbur edhe në Apel në SHBA, betejën e tij me gazetarin amerikan Guy Lawson. Në librin ?Armët dhe Çunat?, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit, Lawson ka shkruar specifikisht edhe për djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, duke nxjerrë fakte dhe prova, që sipas autorit, provojnë se Berisha ka qenë i përfshirë në biznesin famëkeq të armëve.

Për këto akuza, Shkëlzen Berisha ngriti një padi kundër autorit në një gjykatë në Florida, padi që u rrëzua pak kohë më parë. Shkëlzen Berisha e ka apeluar këtë vendim, por e ka humbur sërish betejën në gjykatë. Pra, drejtësia amerikane vërteton përfshirjen e tij në skandalin e Gërdecit, ku u vranë 28 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë.

Në vendimin që mban datën 2 dhtator 2020, të gjykatësit Martin, Newsom, dhe O?scannlain, thuhet: ?Autori librit Guy Lawson u mbështet në gjetjen e fakteve në shumë artikuj të publikuar më parë të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në mashtrimin e komonisw AEY dhe në botën e nëndheshme kriminale shqiptarë. Lawson shkoi më tej duke intervistuar edhe persona te tjerë të cilët pohuan të njëjtën gjë për zotin Berisha?.

Gjyqtarët amerikanë në vendim thonë se nuk kanë gjetur asnjë gabim në vendimin e gjykatës së Floridas dhe theksojnë se: ?Berisha nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat?.