SHBA apel partive: Regjistrohuni ne zgjedhje
  • 5 years ago
2 ditë para skadimit të afatit që partitë të regjistrohen në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, Ambasada Amerikane në Tiranë u bën thirrje të gjitha forcave politike të regjistrohen në to. Në një reagim për ?Zërin e Amerikës? për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara pas vendimit të Partisë Demokratike për të mos hyrë në zgjedhje, derisa sipas saj, të krijohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, e ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones apelon.

?Ambasada Amerikane nxit këdo që mendon të kandidojë që të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit. Ambasada mirëpret konkurrimin demokratik të hapur dhe energjik në kutinë e votimit. Votuesit shqiptarë duhet të kenë mundësinë të zgjedhin mes një game të gjerë kandidatësh që do t?i përfaqësojnë vërtet ata.?

Në kushtet kur partitë e opozitës nuk janë regjistruar në zgjedhje dhe madje kanë vendosur të pamundësojnë mbajtjen e , diplomatja amerikane solli në vëmendje edhe deklaratat e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Matthew Palmer gjatë vizitës në Tiranë.

?Palmer u bëri thirrje atyre partive që kanë braktisur institucionet e Shqipërisë që të riangazhohen në procesin politik. Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të qershorit është mundësia më e mirë për ta, që ta bëjnë këtë?.

Diplomatja amerikane përshëndeti krijimin e grupeve të reja parlamentare me deputetët e futur rishtas, të cilët në seancën e së enjtes u shprehën se po shohin mundësinë për të garuar në zgjedhjet lokale. Sipas Lejla Moses , parlamenti vijon të funksionojë duke dhënë shenja të vazhdimësisë dhe stabilitetit.

?Përshëndes hapat konstruktivë të opozitës në parlament, të cilët formalizuan më tej praninë dhe pozicionet e tyre si deputetë. Formimi i grupeve parlamentare do të forcojë më tej aftësinë e tyre për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre si anëtarë aktivë të parlamentit. Parlamenti i Shqipërisë vazhdon të funksionojë. Ky vazhdim i proceseve parlamentare, përfshi hyrjen e deputetëve të rinj, zhvillimin e debateve dhe miratimin e ligjeve është shenjë e vazhdimësisë dhe stabilitetit të këtij institucioni të rëndësishëm demokratik?.

21 Prilli është afati i fundit për regjistrimin e partive në zgjedhjet lokale. Deri në 1 Maj duhet të regjistrohen koalicionet dhe brenda 13 Majit kandidatët për kryetar bashkie dhe këshillat bashkiakë.

Tv Klan
Recommended