Ora News – Administratori i DH Albania akuzohet për falsifikim, mashtrim e pastrim parash

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Prokuroria ka ngritur tri akuza për administratorin e DH Albania Avdjol Dobin tashmë i shpallur në kërkim. 26 vjeçari nga Gjirokastra akuzohet për falsifikim, mashtrim dhe pastrim të produkteve të veprës pënale, për të cilën kanë nisur edhe verifikimet. Ndërkohë prokuroria po heton edhe persona të tjerë që kanë lidhje me vlerësimin e dokumentacionit të tenderave për unzën.

Zbardhen akuzat e prokurorisë për administratorin e kompanisë DH Albania Avdjol Dobin, i cili është shpallur në kërkim nga policia pas vendimit të Gjykatës së Tiranës.

Ndaj tij prokuroria e Tiranës ka ngritur tri akuza si ajo e ?pastrimit të parave? ?falsifikimi të dokumenteve? dhe akuzën e ?mashtrimit?.

Në kërkesën e prokurorisë dërguar gjykatës thuhej se 26-vjeçari nga Gjirokastra është i dyshuari kryesor për falsifikimin e dokumentacionit të paraqitur për fitimin e dy tenderave me vlerë mbi 30 milionë euro.

I riu megjithëse u thirr tri here për tu të pyetur nga prokuroria nuk është paraqitur dhe dyshimet janë se ai është larguar jashtë Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/administratori-i-dh-albania-akuzohet-falsifikim-mashtrim-e-pastrim-parash

Recommended