Paralajmërohet bllokim i Qendrës turistike “Kodra e Diellit”

  • 5 years ago
Nisma ?Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit? ka paralajmëruar bllokim të kësaj pike turistike dhe mos lejimin e të punësuarve që të mbërrijnë atje për shkak të lënies pas dore të Kodrës së Diellit nga ana e ELEM-it. Vendimi i këtillë ka ardhur si pasojë e heshtjes disa ditore të kryeministrit Zoran Zaev, lidhur me ftesën që iu bë nga protestuesit, për të ardhur personalisht në vizitë të Kodrës së Diellit. Drejtuesi i Nismës Hamdi Sulejmani madje ka bërë ftesë që protestës që do mbahet javës së ardhshme, t`i bashkohen edhe të punësuarit në Kodrën e Diellit, sidomos punonjësit e hotelerisë, me qëllim që të ngritët zëri që Qeveria të kthej kokën kah kjo pikë turistike që është lënë pas dore. Sulejmani më tej ka theksuar se do të bllokohet përmes protestave pika turistike Kodra e Diellit ku përveç mysafirëve nuk do të lejohen të ngjiten atje as punëtorët.

Recommended