Zgjedhjet në PE/ Tkurren partitë e qendrës, rriten populistët e djathtë - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV E papritura më e madhe e zgjedhjeve europiane është pjesëmarrja e lartë në votime. Rreth 51 përqind e 420 milionë votuesve në vendet e BE, hodhën votën në kutitë e votimeve. Pjesëmarrja në votime kësaj here ishte tetë përqind më e lartë se në zgjedhjet e fundit, pesë vjet më parë. Protestat kundër politikës së klimës, nxënësit në greva dhe rezistenca e partive populiste të djathta që janë kundër BE, i mobilizuan zgjedhësit, mendon eksperti për çështjet politike, Janis Emmanouilidis nga ?European Policy Centre? në Bruksel.Komisarja liberale e BE, danezja Margrethe Vestager tha në një intervistë për DW, se njerëzit e kuptuan se zgjedhjet tregojnë forcë. ?Kjo forcë duhet shfrytëzuar dhe u duhet thënë njerëzve se ajo ka kuptim,? mendon Vestager, e cilë kërkon të bëhet presidente e Komisionit të BE. ?Në zgjedhje kanë kandiduar parti që duan ta shkatërrojnë BE. Kanë kandiduar parti që e quajnë veten nacionaliste, por që duan ta shesin vendin e tyre tek rusët. Kjo i bëri njerëzit që të mendojnë se duhet shkuar në zgjedhje.? Kandidati kryesor i socialdemokratëve europianë Frans Timmermans, thotë i gëzuar se pjesëmarrja e lartë në zgjedhje është ?një sinjal i qartë për një demokraci funksionuese?.
Recommended