21 Janari/ Djali i Faik Myrtaj: Hetimet duhen rihapur, çështja e ka një autor

  • 5 years ago
Faik Myrtaj ishte njëri nga katër protestuesit që u vra më 21 janar të 2011-ës gjatë protestës para Kryeministrisë. Djali i tij, Renato Myrtaj është shprehur për Report Tv se hetimet duhen rihapur pasi nuk po flitet për një çështje pa autor. Ai tha se deri më tani kryeministri Edi Rama ka punuar për një drejtësi që nuk ka arritur të zbardhë asgjë. ?Babai im ato bindje ka pasur dhe po të ishte gjallë, do të kishte të njëjtat bindje. Drejtësia do vonojë por do vendoset?, u shpreh më tej Renato Myrtaj.