Ora News – Erion Veliaj rikandidon në Tiranë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Edhe pse e kishte konfirmuar në një dalje tjetër publike, nisur nga zërat se marrëdhënia e tyre kishte marrë një krisje, Edi Rama sërish bëri të njëjtën gjë kur iu referua Erion Veliajt kur foli për angazhimin e Bashkisë për të ndërtuar kampusin universitar në kryeqytet.

Rama: Agjencia turke e Zhvillimit po ashtu është këtu në Qytetin Studenti e po punon dhe ndërkohë qeveria i ka vënë në dispozicion Bashkisë së Tiranës, një buxhet që hapet së shpejti, për të vazhduar punën.Ajo që mbetet ambicia jonë është që brenda këtij mandati, të gjitha konviktet të jenë në një situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, sëbashku me Bashkinë e Tiranës, ne të fillojmë ndërtimin e këtij Kampusi dhe brenda mandatit tjetër të Kryetarit të Bashkisë, ne të përfundojmë Kampusin universitar.

Në këtë mënyrë ai vetë ka qetësuar zërat se në PS po investohej për një kandidat tjetër për Bashkinë e kryeqytetit edhe pse ka pasur edhe kundërshtarë të tij politik që i kujtonin se në Tiranë, kandidat tjetër më të mirë nuk mund të gjente.

Edhe pse nuk e ka thënë ende qartë, fakti që i referohet atij për mandatin e dytë, Rama e konfirmon se nuk ka plan t'ia besojë njeriu tjetër këtë post.

Në lidhje me garën e 30 qershorit deri tani është konfirmuar se Partia Socialiste në Elbasan nuk do rikandidojë Qazim Sejdinin por prefektin e prezantuar në këtë qark pak ditë më parë Gledian Llatja.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/erion-veliaj-rikandidon-ne-tirane

Recommended