Erion Veliaj: Dorehiqem nese uji ne Tirane eshte me i shtrenjte se Pogradeci dhe Korça
  • 3 years ago
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj thotë se 70% e territorit të kryeqytetit ka ujë 24 orë në ditë. Ndërsa për pjesën tjetër të territorit të bashkisë, kryebashkiaku thotë se do ta mbajnë premtimin.

I ftuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Eriom Veliaj ka folur edhe për çmimin e ujit në Tiranë. Në këtë pikë, ai ka hequr bast se çmimi i ujit në Tiranë është më i lirë se në Korçë, Pogradec dhe Kamzë.

?Për çështjen e çmimit, është më i lirë se në Korçë, është më i lirë se në Pogradec, madje është më i lirë se në Kamzë. Në Kamzë është 67 Lekë. E ka ujin në pjesën më të madhe 24 orë, dhe prapë paguan më pak se Kamza dhe sa gjysma e Korçës dhe Pogradecit. Nëse çmimi i ujit nuk është më i lirë se Pogradeci dhe Korça, unë jap dorëheqjen si kryetar Bashkie. Është sa gjysma?.

Ndërkohë që pak minuta më vonë, gazetarit Blendi Fevziu i mbërriti një SMS në celular, ku e njoftonin se Pogradeci nuk ka ujë më të shtrenjtë se Tirana, ndërsa Korça ka ujë 24 orë në ditë në ndryshim nga kryeqyteti.

Kryebashkiaku Veliaj u përgjigj duke thënë se Korça është një qytet me madhësi sa vetëm një njësi në Tiranë.

?Korça është e vogël se Njësia 5. Se nuk po flasim për qarkun, po flasim vetëm për një qytet. Korça është më e vogël se Njësia 5. Më lër mua vetëm kryetar bashkie të një Njësie, të bllokut, edhe e qaj unë Njësinë 5. Qëllon që detyra ime është pak më komplekse. Ajo që po është që çmimi në Korçë mundësoi ujin 24 orë. Unë se kam bërë 110 lekë sa Korça, por është më i lirë se Kamza dhe prapë 70% kemi pasur sukses?.

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended