Ora News - Vendimi për negociatat, Hahn darkë pune me Ramën

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Pas Prishtinës, komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian Johannes Hahn ndodhet në një vizitë në vendin tonë. Ai po zhvillon një darkë pune me kryeministrin Rama.

Në fokus të bisedës së tyre mendohet se janë reforma zgjedhore, reforma në drejtësi, por edhe kushtet e tjera të vendosura nga BE për integrimin.

Takimi po mbahet pa praninë e mediave ndërsa në përfundim të saj pritet të shpërndahet një deklaratë për mediat.

Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë pasi në qershor pritet vendimi për çeljen e negociatave.

Por gjithashtu edhe në një moment protestash si ajo e studentëve, banorët e Astirit, por edhe artistët.



Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nga-prishtina-komisioneri-hahn-do-ndalet-sot-edhe-ne-tirane

Recommended