Ekskluzive/ Hahn per Tv Klan: Negociatat, nxitje per reformat

  • 5 years ago
A është një rekomandim me gjysëm zemre që po prezantoni për Shqipërinë pas gjithë atyre që kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin në vend?

Hahn: Jo, rekomandimi ynë është një rekomandim me gjithë zemër për të dyja vendet, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vlerësimi ynë është që të dyja vendet kanë plotësuar kriteret mbi bazën e marrëveshjes të dakortësuar midis nesh dhe këtyre vendeve. Kur them nesh, i referohem të 28 vendeve anëtare me vendim unanim. Nuk është thjesht një marrëveshje bilaterale midis Komisionit dhe këtyre dy vendeve. Është një qëndrim solid ndaj pres një reagim pozitiv nga shtete anëtare.

Pse nuk ndërmjetësuat për zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri siç e bëtë në Maqedoni?

Hahn: Disa herë mund të ndërmjetësosh në terren, disa herë përmes formash të tjera. Meqë ndodhemi para zgjedhjeve, nuk jam në terren që të përfshihem në fushata. Por siguroj qytetarët shqiptarë që jam në kontakt të ngushtë me aktorët kryesorë. Nuk është se jam gjithnjë i suksesshëm në këto aktivitete, por kurrë nuk do të heq dorë, pasi në fund të fundit bëhet fjalë për qytetarët. Qëkur jam bërë gjysh, jam edhe më i angazhuar dhe i përfshirë në poçes. Unë mendoj tashmë për 40-50 vitet e ardhshme dhe perspektivën që i lëmë fëmijëve tanë. Fëmijët shqiptarë kanë të njëjtat të drejta që jo vetëm të kenë një jetë të denjë, por edhe një perspektivë në vendin e tyre, të rriten në paqe dhe prosperitet. Për këtë mundohem që të jap kontributin tim dhe nuk do ndal së bëri këtë.

Dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut ndoshta në qershor, por jo për Shqipërinë? Ky është skenari i Qershorit?

Hahn: Nuk kam plan B. Qëllimi im është që të dyja vendeve t?ju hapet drita jeshile, sepse të dyja vendet kanë mbushur kriteret. Sigurisht, që në rastin e Maqedonisë, çdo gjë shkëlqen, aq më tepër pas arritjes së marrëveshja e Prespës dhe atë të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë. Ndërkohë që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, por ato errësohen nga situata aktuale në vend. Pra, gjërat nuk janë shumë të lehta për Shqipërinë, por përpiqem që të përdor një qasje shumë racionale. E di që qytetarët në Ballkan nuk janë mësuar me qasje racionale, por kjo është mënyra ime për të kontribuar dhe besoj fort se në politikë duhet përdorur racionaliteti. Më shumë logjikë që të arrihet më shumë.

Ndoshta ju nuk i besoni shtypi shqiptar dhe kjo është e drejta juaj. Por ka patur një mbulim ndërkombëtar shumë të gjerë nga mediat gjermane, italiane, franceze, holandeze, greke që nxjerr në pah lidhje të pushtetit me krimin e organizuar, rastet e korrupsionit dhe dhunimin e të drejtave themelore në vend. Cili është qëndrimi juaj për këtë dhe si mund ta mbroni ju Shqipërinë me këtë mbulim që i është bërë në mediat europiane?

Hahn: Së pari, pasi jam përkrahës i parimit të gotës gjysmë të mbushur dhe ndaj jam gjithnjë optimist dhe mendoj në fuqinë e transformimit të hapjes së negociatave si një nxitje e fortë për vendin. Por duhet të jemi të qartë. Shqipëria ka përmbushur kriteret për të cil...

Recommended