Ora News – Gjiknuri ndahet me video-mesazh, falenderon Ramën dhe bashkëpunëtorët

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Pasi Kuvendi votoi shkarkimin e tij si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, në një postim në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë ata persona, me të cilët ka bashkëpunuar.

?Në përfundim të angazhimit tim si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, më lejoni të ndaj me ju disa falenderime, për ata që ishin bashkëudhëtarë për 5 vite e gjysmë në këtë rrugëtim të rëndësishëm drejt ShqipërisëQëDuam?-thotë ai.

Me anë të një video-mesazhi, Gjiknuri kujton të gjitha arritjet që janë bërë gjatë pesë viteve që ai ka drejtuar këtë Ministri.

?Numri i ankesave mujore është vetëm 0.27% e totalit që ka qenë. Fituam kapacitet gjeneruese të energjisë.Në vetëm një vit e gjysëm arritëm të mbyllnin 27 kontrata për rrugët dhe firmosën 11 të reja?- shprehet ai.

Në fund të videos, Gjiknuri falenderon kryeministrin Edi Rama dhe i uron sukses Ministres së re, Belinda Ballukut.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjiknuri-ndahet-me-video-mesazh-falenderon-ramen-dhe-bashkepunetoret

Recommended