Ora News - Gjiknuri dhe Bushati inspektojnë punimet në segmentin Shkodër-Muriqan

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Minstrat Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati u ndalën në Shkodër ku kanë inspektuar punimet e nisura në segmentin Shkodër -Muriqan. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se do të ndërhyhet edhe në akset Mjedë - Fushë Arrëz dhe Han i Hotit - Tamarë. Për Bllokimin e punës në Bypass-in e qytetit dhenë rrugën e Velipojës minsitri Gjiknuri akuzoi bashkinë Shkodër.

Dy ditë pasi në terren nisën punimet, ministrat Damian Gjiknuri i Transporteve dhe Ditmir Bushati i Punëve të Jashtme, të shoqëruar nga kreu i Autoritetit Rrugor Afrim Qendro, inspektuan rrugën Shkoder - Muriqan. Rikonstruksioni i saj po kryhet falë marrëveshjes së bashkëpunimit me Bankën Botërore dhe 1.5 miliardë lekë janë akorduar për këtë aks dhe atë që lidh Lezhën me Shëngjinin.

Detajet e projektit që nuk është i vetmi për Shkodrën, pasi paralelisht do të nisë aksi Mjedë - Fushë Arrëz dhe Han i Hotit - Tamarë, ku do të ndërhyhet me sistemin kullues dhe veprat e artit i dha kreu i ARRSH. Qendro bëri të ditur edhe vlerën financiare të tyre, që kapin shifrën e 4.5 milion eurove.

Dy janë drejtimet e këtyre investimeve tha numri një i infrastrukturës Damian Gjiknuri.

Kjo ndalesë shërbeu për ti dhënë edhe një përgjigje problematikave të krijuara me bllokimin e punimeve në By pass-in e qytetit dhe rrugën e Velipojës, si pasojë e shpronësimeve. Ministri Gjiknuri dhe kreu i ARRSH ja adresuan fajin bashkisë Shkoder.

Rruga Shkoder - Muriqan me një gjatësi prej 14 kilometrash, lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe do të përmbyllet brenda 5 muajve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjiknuri-dhe-bushati-inspektojne-punimet-ne-segmentin-shkoder-muriqan

Recommended