Rama e quajti kazan, Biberaj për Ora News: VOA siguron lajme të paanshme dhe të sakta

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Etiketimi si kazan nga kryeministri Rama për mediat nuk është kufizuar vetëm në Shqipëri. Kjo nuk ka lënë pa prekur as Zërin e Amerikës që u përball me sulmin e kryeministrit pas publikimit të lajmit të abuzimeve me punësimin e militantëve në administratën e burgjeve. I pyetur nga Ora News, Drejtori për Europën dhe Azinë i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, garantoi se ky investigim është i saktë ashtu si të gjitha lajmet e publikuara nga kjo media.

Pas konsideratës negative të shprehur dhe të përsëritur për mediat shqiptare duke i etiketuar dhe me termin kazan, Kryeministri këtë herë iu përvesh edhe Zërit të Amerikës.

Sulmi i Kryeministrit ndaj kësaj media erdhi pas publikimit të përgjimeve, ku deputetë socialistë por edhe vetë kryeministri flisnin nëpërmjet telefonit me ish-Drejtorin e burgjeve, Arben Çuko, duke ndërhyrë për disa vende pune në administratën e burgjeve.

Pas publikimit të këtij lajmi, Kryeministri reagoi në tëitter, duke e quajtur këtë media kazan.

Rama në twitter: Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonikePër herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie

Ora News kontaktoi me Elez Biberajn, Drejtori për Evropën dhe Euroazinë i Zërit të Amerikës në lidhje me hetimin e kryer dhe deklaratën e Kryeministrit. Biberaj garantoi se ky publikim është i saktë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-quajti-kazan-biberaj-pwr-ora-news-voa-siguron-lajme-te-paanshme-dhe-te-sakta

Recommended