Ora News - Rama: Në pranverë kufiri Shqipëri-Kosovë, si Francë-Gjermani

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Nga sot Kosova ka zyrën e saj doganore në portin e Durrësit. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e hapjes së kësaj zyre tha se do të ketë kontroll të unifikuar si dhe një vulë të njohur nga dy shtetet.

Kjo deri në pranverë, kur më pas, siç tha Rama mes Shqipërisë e Kosovës do të ketë një kufi totalisht fluid njësoj si kufiri mes Francës e Gjermanisë.

Ai shtoi se këtë sistem ishin të interesuar ta vendosin edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Edi Rama: Në pranverë do të kemi një procedurë krejt tjetër. Një kufi totalisht fluid, njësoj si kufiri mes Francës e Gjermanisë, apo Italisë e Zvicrës.

Në këtë aspekt, ne duam që këtë sistem ta vendosim edhe me Maqedoninë e Veriut. Kemi nisur kontaktet dhe ta vendosim dhe me Malin e Zi.

Kujt do na thotë se integrimi kufitar me modelin Shengen është një shprehi e Shqipërisë së Madhe do i përsërisim që Shqipëria e Madhe është sajesë e kundështarëve dhe armiqve të Shqiptarëve në histori. Nuk ka Shqipëri të madhe ka një komb shqiptar që ka të gjithë të drejtën e vet ta shohë të ardhmen si pjesë e të njëjtit sistemi organizimi e bashkëjetesë.

Nëse duan ta vazhdojnë këtë disktumin ne jemi gati. Është jonë është publike dhe nuk është ëndërr e fshehtë dhe ne i besojmë shumë të vërtetës që një ëndërrë që një popull e sheh me sy hapur herët e vonë e realizon, por jo tek kjo. Kjo është thjesht e drejta jonë për të pasur një kufi fluid për të mos u strapacuar nëpër kontrolle dhe rradhë absurde dhe të pakuptueshme."


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-ne-pranvere-kufiri-shqiperi-kosove-si-france-gjermani

Recommended