Ora News – Rama: Bashkimi Shqipëri-Kosovë i mundshëm nëse BE na zbeh shpresat

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për Kryeministrin Edi Rama, një bashkim i Shqipërisë me Kosovën është një projekt i mundshëm në rast se Bashkimi Europian do t?i zbehë këtyre vendeve shpresën për t?u bërë pjesë e unionit.
Në një intervistë për gjigandin amerikan Politico, shefi i ekzekutivit shqiptar tha se nuk do t?a përjashtoj një mundësi të tillë.
?Unë nuk e përjashtoj këtë mundësi, pasi e vetmja mënyrë që t?a mbash Ballkanin në këtë situatë paqësore dhe bashkëpunuese është duke i mbajtur rrugën drejt antarësimit në BE të hapur, t?i japësh një perspektivë të qartë si dhe t?i japësh një ndjenjë pozitive rreth unionit. Askush nuk do të donte bashkime të vogla, të gjithë duan të jenë pjesë e bashkimit të madh. Por, nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë dhe nuk ka hapësirë, atëherë, sigurisht që bashkimet e vogla mund të ndodhin.?
Më tej, Kryeministri tha se BE-ja ka një mungesë vizioni për Ballkanin, i cili rrezikon që të destabilizojë jo vetëm rajonin tonë, por të gjithë europën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-bashkimi-shqiperi-kosove-i-mundshem-nese-be-na-zbeh-shpresat/

Recommended