Ora News - Fier, 30-vjeçari plagoset me armë në festën e ndërrimit të viteve

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ka nisur me plagosje viti i ri 2019. Një 30-vjeçar nga Fieri mësohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë.

Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal ku po festohej Viti i Ri. I plagosuri është shtetasi me iniciale J.S, i cili ka shkuar në spitalin e Fierit rreth orës 5 të mëngjesit.

"Në datën 01.01.2019, rreth orës 05:40, në një lokal në lagjen "15 Tetori" Fier, ka ndodhur një konflikt ku dyshohet se me armë zjarri ka ngelur i dëmtuar lehtë në këmbë shtetasi J.S, 30 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve", sqaron policia.

Raportohet se i riu ka qenë i dehur dhe nuk ka treguar asgjë si mund të ketë ndodhur ngjarja.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fier-31-vjecari-plagoset-me-arme-ne-festen-e-nderrimit-te-viteve

Recommended