INSTAT nxjerr shifrat: Ekonomia u rrit 4.35 % në nëntëmujorin janar-shtator 2018

  • 5 years ago
Instituti i statistikave njofton se sipas vlerësimit paraprak të Prodhimin e përgjithshëm të Brendshëm Bruto (PBB), se ekonomia shqiptare pati një rritje prej 4,35 %, për periudhën e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Sipas INSTAT kontributin kryesor në rritjen ekonomike e ka dhënë tregtia, industria përpunuese e sektori energjitik, si edhe grupi i aktiviteteve hotele restorante dhe transporti.

Ndërkohë, raportohet se dega kryesore që ka udhëhequr këtë zgjerimin ekonomik për tremujorin e tretë të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017 është Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit, që pati një rritje me 1,48 %. Thuhet se një ndër sektorët që ka patur një kontribut real ka qenë energjia elektrike , e cila ka ndikuar në rritjen reale të PBB-së me 1,32 pikë përqindje.

Sakaq, sipas raportit të instatit një rol kryesor që ka ndikuar në këtë rritje ka patur Industria Përpunuese dhe Energjia Elektrike, të cilat u rritën përkatësisht me 4,52 % dhe 79,12 %.

Gjithashtu, duke patur parasysh bazën vjetore informohet se aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 5,42 %, bashkë me grupin e aktiviteteve Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati të cilat shënuan një rritje prej 5,92 %, i ndikuar kryesisht nga Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor, i cili shënoi rritje me 20,11 %. Sa i përket grupit të aktiviteteve të Informacionit dhe Komunikacionit, shfaqet me një rënie prej 5,81 %.

Ndërkohë,positiv ka qenë aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit, i cili ka shënuar një rritje prej 2,99 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 1,55 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 5,90 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pati rritje me 1,18 %. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati rritje me 0,82 %. Taksat Neto mbi produktet patën rritje me 2,95.

Si nëntëmujor rritja ekonomike arrin në vlerën 4. 35% , kryesisht për shkak të ecurisë së mirë në gjysmën e parë të vitit.

Recommended