Ekonomia u rrit me 3.8% ne sezonin e veres
  • 4 years ago
Ekonomia u rrit me 3.8% gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, duke shënuar periudhën me rritjen më të madhe të këtij viti, por sërish më të ngadaltë se 2018-a dhe larg parashikimeve të qeverisë.
Kontributin më të madh në këtë rritje e kanë dhënë shërbimet, hoteleria dhe tregtia për shkak të sezonit turistik.
Ndërtimi dhe energjia kontribuuan negativisht në rritjen ekonomike. Përfundimi i punimeve të gazsjellësit TAP dhe situata e vështirë hidrike dhanë një peshë të konsiderueshme në performancën e këtyre grupeve.
Pavarësisht kësaj industria nxjerrëse gjatë kësaj periudhe njohu një rritje në 16.5 %, dhe po ashtu edhe aktivitetet e pasurive të patundshme.
Recommended