Report Tv-Akuzat e PD/ ARRSH nxjerr shifrat krahasuese

  • 5 years ago
Pas akuzave të Partisë Demokratike se segmenti i unazës së re po ndërtohet me një faturë disa fish të lartë se rrugë të ngjashme që lë dyshime të forta për korrupsion, është përgjigjur Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Drejtori Afrim Qendro krahasoi segmentin ?Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike? të projektuar nga qeveria e PD dhe e vënë në zbatim në kohën kur Basha ishte kryetar bashkie, me segmentin ?Shkolla Teknologjike ?Sheshi Shqiponja? që po zbatohet tani.

Kosto për kilometër e këtyre dy segmenteve del 14.12 mln euro. Flasim për segmentin nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja. Kosto për kilometër janë 12.95 mln euro për kilometër. Nga viti 2012 deri në 2018 ka një rritje reale në 30%. Kostot e PD janë 14.12 mln euro për km, ndërsa sot për 12.95 milionë euro, duke futur të gjithë koeficentët.

Afrim Qendro, kreu i ARRSH
SHEMBULLI 1

Kosto e segmentit ?Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike?

Projekt i hartuar dhe filluar zbatimin në qeverisjen e PD dhe Bashës kryebashkiak të Tiranës

1. Projekti i hartuar në vitin 2012 (miratuar nga Këshilli Teknik i Bashkisë pa pjesëmarrjen e ARRSH)

2. Kontraktorët (Albavia dhe Salillari)

3. Parametrat: Gjatësia 2,05 km. (Rrugë kategoria A Urbane 2.05km + rrugë dytësore 3.88km)

4. Veprat inxhinierike janë struktura të thjeshta inxhinierike: 4 mbikalime automjetesh; 1 nënkalim automjetesh

5. Kosto totale e ndërtimit 28,95 milion Euro (pa TVSH)

6. Kosto për kilometër 14,12 milion Euro

Recommended