Akuzat e PD-së për 'Unazën e Re', ARRSH: Bardhi të konsultohet me Bashën

  • 5 years ago
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar menjëherë pas akuzave të Partisë Demokratike se, projekti i Unazës së Re është korruptiv. ARRSH ka sqaruar përmes një komunikimi zyrtar se Partia Demokratike është duke kryer spekulime politike me synime të pastra dezinformuese.

Autoriteti Rrugor Shqiptar shprehet se nëse Bardhi do të konsultohej fillimisht me kryetarin e tij Lulzim Basha, përpara se të dilte në një komunikim të tillë me median, së pasku do të kishte shmangur disa gafa të rëndomta dhe nuk do të shqetësonte qytetarët shqiptarë me spekulime politike në një ditë të shënuar sikurse ajo e Festës së Çlirimit.

Nëse do kishte pyetur kryetarin e vet, z.Bardhi do ta kishte mësuar se në rastin e rehabilitimit të Unazës së Madhe në segmentin Pallati me Shigjeta- Sheshi Shqiponja, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndjekur të njëjtën praktikë ligjore që ka ndjekur Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për segmentet e tjera të unazës në kohën kur z.Basha ishte Ministër i Punëve Publike e Transportit apo Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

ARRSH
ARRSH shprehet më tej se tanimë ai do ta kishte mësuar se edhe studimet e fizibilitetit për veprat publike nuk bëhen për çdo segment që zbatohen, por bëhen në fillim për të gjithë objektin. Më tej, në komunikim thuhet se nëse deputeti demokrat do kishte ndjekur komunikimet e mëparshme publike të ARRSH, ai do kishte patur rastin edhe të njihej me faktin se e gjithë procedura e ndjekur për rehabilitimin e segmentit ?Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja? është në përputhje me të gjitha përcaktimet ligjore.

Recommended