Tenderi për unazën e re, PD: Rama dhe Veliaj aferë korruptive/ ARRSH: Prokurimi sipas ligjit

  • 5 years ago
Ndërtimi i ?Unazës së Re? për Partinë Demokratike është një aferë korruptive e organizuar nga kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj. Denoncimi është bërë nga zëdhënësja e selisë blu Ina Zhupa e cila ka deklaruar se janë 40 milionë euro që vidhen për ndërtimin e 3 kilometrave rrugë. Partia Demokratike akuzoi se përfituesit kryesorë nga projekti, bashkimi i kompanive DH Albania dhe Biba X janë të dyja me probleme.

?Kompania DH Albania është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit, nën emrin e kompanisë mëmë Dunëell Haberman ltd. Kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e rregjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili njihet si parajsë fiskale. Kompania tjetër, Biba X, ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para se të shpallej fitues i tenderit prej 18 milionë euro. Kompania Biba X, ka qenë nën sekuetsro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike? akuzoi Ina Zhupa.

Por, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar duke përgënjeshtruar të gjitha akuzat e opozitës, ndërsa ka sqaruar procedurat për tenderin. ARRSH thotë ndër të tjera se procedura e prokurimit është zbatuar sipas ligjit, ndërsa kompania nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale. Ndërkohë që banorët e zonës së Astirit prej disa ditësh vijojnë protestën duke kundërshtuar shembjen e banesave. Ata u mblodhën dhe protestuan edhe sot para bashkisë së Tiranës, ndërkohë që kryeministri Rama dhe kryetari i PD, Basha janë përfshirë në një debat edhe për heqjen e ?Shqiponjës? te dogana që preket nga projekti.

Recommended