Report TV - PD nxjerr videon: PS kërcënon qytetetarin në Roskovec se do i heqë kempin!
  • 5 years ago
Një ditë përpara zgjedhjeve të 30 qershorit, përfaqësues të opozitës kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kërcënon punonjësit e administratave për të marrë pjesë në zgjedhje.

Nga selia blu, ka dalë ish-deputetja Jorida Tabaku, e cila ka denoncuar se po kërcënohen jo vetëm punonjësit e administratave, por edhe invalidë. Ajo ka ripublikuar videon e një familjeje nga Roskovecit, të cilët deklarojnë se janë kërcënuar se do u heqin kempin.

"Dhuna shtetërore që klika e Edi Ramës po ushtron ndaj shqiptarëve, për t?i detyruar të marrin pjesë në procesin farsë e të paligjshëm të 30 qershorit nuk po kursen askënd.  Jo vetëm dhunë ndaj mësuesve, mjekëve dhe punonjësve të administratës, por dëshpërimi i ka çuar vartësit e Edi Ramës nëpër bashki të ushtrojnë dhunë edhe ndaj më të pambrojturve, ndaj invalidëve. Dëshmitë e familjarëve të tyre provojnë së Majlinda Bufi e Bashkisë së Roskovecit, ka arritur deri aty sa të kërcënojë qytetarë me aftësi të kufizuara për heqje kempi, e vetmja mundësi që shumica e tyre kanë për të mbajtur frymën gjallë", tha Tabaku.
Recommended