Report TV -PD kërkon hapjen 100%, PS: S'e përjashtojmë aspak! Tre arsye përse listat e hapura

  • 4 years ago
TIRANE-Një ditë pasi Partia Demokratike u shpreh se listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore mund të funksionojnë më së miri së bashku, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik Damian Gjiknuri është përgjigjur duke renditur problemet dhe kaosin që sipas tij do të sillte një skemë e tillë. Damian Gjiknuri deklaron se ekzistenca në fletën e votimit e një numri të pafund partish ?fantazma?, në kushtet e listave të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore ku secila parti ka listën e saj të kandidatëve rrezikon ta ?minojë? plotësisht administrimin e procesit. Tre janë problemet kryesore, që të çojë në dështim thotë socialisti, konfuzioni i votuesve, zgjatja e numërimit dhe kontestimi.

"Së pari, konfuzioni i rritur i zgjedhësve përpara fletës së votimit do të çojë automatikisht në rritje të numrit të fletëve të pavlefshme. Së dyti, zgjatje e frikshme e kohës së numërimit të votave. Komisioneri numërues do duhet të numërojë votat sipas koalicioneve, më pas votat për subjektet brenda grupimeve dhe në fund votat për secilin kandidat të partive respektive. Së treti, secila parti dhe secili kandidat ka të drejtën që të kontestojë numërimin e çdo vote çka çon në rritjen e numrit të kontestimeve, pavlefshmërive dhe sposton në kohë të pacaktuar tabulimin dhe nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve".

Recommended