Shqiptarët s'shpenzojnë më lekë për rroba dhe ushqim, bie konsumi, ja shifrat e INSTAT

  • 6 years ago
Konsumi i familjeve shqiptare për veshje dhe ushqime ka pësuar rënie gjatë vitit 2017. Sipas INSTAT shpenzimet mesatare mujore për konsum të NjEF-ve, (Njësive familjare) të përbëra mesatarisht nga 3,7 persona, janë 73.400 lekë.

Totali i shpenzimeve për konsum është 56,5 miliardë lekë në muaj për 769.494 familje. Shpenzimet mesatare për konsum të një individi vlerësohen të jenë 19.660 lekë në muaj, nga të cilat: 8.664 lekë për konsum ushqimor dhe 10.996 lekë për konsum jo-ushqimor.

Vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve në vitin 2017, është 0,4 % më i lartë se në vitin 2016.

Rritja e çmimeve të konsumit, në vitin 2017, krahasuar me vitin 2016, është 2,0 %. Uljen më të madhe të shpenzimeve mesatare për konsum mujor, në vitin 2017, e ka shënuar grupi ?Veshje dhe këpucë?, me 11,4%, krahasuar me vitin 2016, ndërsa rritja më e madhe është regjistruar në grupin ?Transport?, me 14,9 %.

Shpenzimet e bëra në grupin ?Transport? në vitin 2017 kanë pësuar rritjen më të lartë prej 14,9 %, krahasuar me vitin e kaluar, si rezultat i rritjes më të madhe të shpenzimeve për nëngrupin ?karburantë dhe lubrifikantë?.

Shpenzimet e bëra në grupin ?Shëndet? kanë shënuar rritje prej 14,3 %, krahasuar me vitin 2016, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve për nëngrupin ?medikamente?.

Shpenzimet e bëra në grupin ?Restorante dhe hotele? kanë regjistruar një rritje prej 11,8 %, krahasuar me vitin e kaluar, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupit ?restorante?. Sa i përket strukturës së shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve, sipas 12 grupeve kryesore të konsumit, peshën më të madhe e zënë grupet:

Grupi ?Ushqime dhe pije joalkoolike?, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 32.347 lekë, i cili zë një peshë prej 44,1 % në buxhetin familjar. Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë ?qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë?, me 18,1 %, ?bukë dhe drithëra? dhe ?mish dhe nënprodukte? mbi 17 %, ndjekur nga ?perimet?, me 13,7 % dhe ?frutat? mbi 8 %.

Grupi i shpenzimeve për banesën, me shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 7.998 lekë, përbën 10,9 % të totalit të buxhetit familjar.

Grupi ?Transport?, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 5.294 lekë, zë 7,2 % të buxhetit gjithsej. Peshën më të madhe brenda këtij grupi e përbëjnë ?shpenzimet për karburantë dhe lubrifikantë?, me 57,8 %, ndjekur nga shpenzimet për ?shërbim transporti?, me 22,2 %.

Recommended