Bie numri i duhanpirësve, eksperti i kontrollit flet për Report Tv: Shifrat nuk janë të vërteta

  • 5 years ago
Bie me 10% numri i duhanpirësve në vendin tonë. Sipas anketës së INSTAT në vitin 2008, numri i duhanpirësve ka qenë 43% e popullsisë, ndërsa në vitin 2018 kjo shifër ka rënë në 35%. Bie në sy që këtë dhjetëvjeçar është rritur me 1% numri i grave që tymosin. Por nga ana tjetër, Roland Shuperka, një prej figurave më të njohura në luftën kundër duhanit, e hedh poshtë këtë raport duke u shprehur se nuk ka ulje të numrit të duhanpirëse.

?Unë i kontestoj këto shifra edhe pse ky studim njihet ndër studimet më të mëdha që është me 1.6 milionë euro financim. Nga 100 femra vetëm 5 pinë duhan, pra jep nivele të tilla të ulëta të duhanpirjes, duke thënë që është ulur niveli I duhanpirjes dhe është ulur me 31% importi i duhanit. Nuk janë të vërteta këto gjëra? tha eksperti i kontrollit të duhanit.Sipas Shuperkës, raporti bazohet edhe tek rënia e importit, por sipas tij ky nuk është tregues pasi është rritur tregtimi informal dhe kontrabanda e cigares.

?Ulja e importit është nga tregtia e paligjshme. Në qoftë se themi se janë bërë politikat, që janë rritur çmimet, që janë rritur akcizat e duhanit, ju po të dilni në rrugët e Tiranës, do të gjeni paketa që shiten vetëm 50 lekë? shton ai. Duhanpirja është një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë në të gjithë vendin, ndërkohë që shifrat e dala nga Check Up tregojnë rritje të sëmundjeve shkaktuara nga konsumi i duhanit.

Recommended