RTV Ora - "Ju flet Moska": E vërteta e zhdukjes së Remzi Hoxhës

  • 5 years ago
#rtvora #360grade
Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka folur për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Myftaraj sjell disa fakte rreth zhdukjes së tij në maj të vitit 1995.

Kastriot Myftaraj: Për debatin e ditëve të fundit mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha u përmend jo për të parën herë edhe emri i Reemiz Hoxhës, i cili u zhduk në 1995.

Është thënë se Remzi Hoxha u rrëmbye nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Remzi Hoxha u mor nga SHISH është e vërtetë dhe arsyeja për të cilën kanë thënë familjarët e tij se u rrëmbye është se ai kishte dijeni për një takim të Berishës me Miloshevicin në 1993 të zhvilluar në Shën Naum. Takim tresh, presidenti i Maqedonisë, Gligorov, Presidenti i Jugosllavisë Milloshevic dhe Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha.

Është thënë se kishte dijeni për një takim për kryetarin e SHIK, Bashkim Gazidede me personalitetin hibrid, kriminelin ndërkombëtar të njohur në Evropë në 70-80, Arkani dhe që në Jugosllavinë e viteve 1990 u bë politikan dhe kryetari i një force paramilitare.

Sa të vërteta ka në këto dy ngjarje të pretenduara.

Për takimin Berisha-Mliloshevic këtu nuk ka lënë asnjë dëshmi Remiz Hoxha, megjithëse ai jetoi 2 vjet e gjysmë pas këtij takimi. Është pretenduar se takimi është bërë në 31 maj 1993, Remzi Hoxha u zhduk në tetor 1995. Pra kishte gjithë mundësinë që të linte një dëshmi.

Dëshminë e le bashkëpunëtori i tij, sekretari i sindikatave të zejtarisë së Kosovës, Basri Zuka, i cili ka dëshmuar në disa emisione.

Janë fjalët e të birit të Remiz Hoxhës por ai nuk ka qenë dëshmitarë okularë.

Sipas kësaj duke udhëtuar nga Shqipëria në Maqedoni, Policia e Shqipërisë në Pogradec i thotë prisni sepse do kalojë Presidenti Sali Berisha.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-e-verteta-e-zhdukjes-se-remzi-hoxhes

Ndiqni emisionin LIVE këtu: https://youtu.be/34YZGuyyYmQ

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended