Kontrata pa transparencë, Preçi: Fshehja e të dhënave për shkak të përzgjedhjeve klienteliste

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e transparencës në shpenzimet publike është kthyer në një problem për ekonominë shqiptare. Në një audit të kryer nga Kontrolli i Shtetit rezulton se shumat e tenderave raportohen me vonesë në thesar. Eksperti Zef Preçi sqaron se kjo ndodh për shkak të përzgjedhjeve klienteliste që bëhen për projekte të ndryshme duke keqpërdorur fondet publike.

Mungesa e transparencës në përdorimet e fondeve publike mbetet një problem shqetësues.

Sipas një auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit rezulton se vlerat e tenderëve nga Agjencia e Prokurimeve Publike (APP) raportohen me vonesë në thesar dhe ato nuk i përgjigjen vlerës së kërkuar në thesarin e shtetit.

Eksperti i njohur Zef Preçi deklaron se një fenomen i tillë rrit korrupsionin në ekonomi dhe shkakton përzgjedhje klienteliste të kontratave.

Preçi: Ky problem mendoj se tashmë është agravuar dhe zë fill me përzgjedhjet klienteliste të partnerëve nga komuniteti privat vendas dhe i huaj që përfshihen në këto kontrata dhe pastaj çon në situata qesharake siç është dhe rruga tek Astiri. Kam bindjen se me avancimin e reformës në drejtësi, Shqipëria do ketë mundësi të ballafaqohet dhe me raste të tilla ku ndëshkimi mendoj se është i ligjshëm.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kontrata-pa-transparence-preci-fshehja-e-te-dhenave-shkak-te-perzgjedhjeve-klienteliste