Ora News - PD akuzon për devijimin e shtratit të lumit “Lana”
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike denoncoi sërish atë që e quan afera korruptive në unazën e re.

Këshilltari ligjor, Gazmend Bardhi, tha se kryebashkiaku Erion Veliaj ka mashtruar, ndërsa sipas tij Bashkia e Tiranës ka miratuar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi për projektin 60 milionë euro, që ndryshoi Planin Urbanistik dhe projektin e Lanës.

Bardhi: Siç mashtroi qytetarët e Tiranës se gjatë mandatit të tij do të kishte zero ndërtime në kryeqytetet, njësoj po mashtron edhe sot Erion Veliaj se nuk ekziston projekti 60 milionë euro. i cili e detyroi Kryetarin e Bashkisë së Tiranës të ndryshojë Planin Urbanistik dhe projektin për Lumin e Lanës.

Partia Demokratike, publikoi një material video, i marrë nga sistemi elektronik i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit , që sipas saj provon miratimin e fazës së parë së projektit është autentik.

Ndërkohë zëdhënsja Ina Zhupi, ngriti disa pyetje.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-akuzon-devijimin-e-shtratit-te-lumit-lana
Recommended