Dëshmia: Shoqërova Moisi Habilajn kur bleu bizhuteritë, eurot në Shqipëri me enë detergjenti

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mediat italiane kanë zbardhur rrëfimet e disa prej arrestuarve si anëtarë të bandës së Habilajve në Itali duke u fokusuar në mënyrë të vecantë tek ai që konsiderohet kreu i bashkëpunëtorëve italianë, 47 vjeçari Antonio Riela.

I marrë në pyetje nga hetuesit italianë në janar të 2018 ai zbardh se "Moisi Habilaj i thoshte shpesh të rrinte i qetë pasi në Shqipëria ai mbrohej nga një person i rëndësishëm që e mbronte dhe e lejonte të trafikonte sasi të mëdha marijuane nga Shqipëria drejt Italisë."

Në përgjimet telefonike e ambientale të realizuara në vitet 2013-2015, Moisi Habilaj shprehet të ketë blerë për bashkëshorten e për nënën e ish-minisrit Tahiri bizhuteri të shtrenjta si dhuratë e mbi këtë fakt, italiani Antonio Riela konfirmon se ai ka shoqëruar personalisht Moisi Habilajn tek një shitës bizhuterish të shtrenjta, pranë Gjykatës së Katanias. Ishte dhjetori i 2013, shprehet Riella, nuk hyra brenda por di se Moisi Habilaj do të nisej drejt Shqipërisë e do të blinte disa bizhuteri të shtrenjta."

Në përgjime Mosi Habilaj shprehet se këto bizhuteri do të jenë dhuratë për nënën e bashkëshorten e Sajmir Tahirit, por gjatë marrjes në pyetje ai e hedh poshtë këtë tezë duke rrëfyer se " këto bizhuteri kam blerë për gruan e Fatosit", që sipas tij është bosi i grupit të tyre trafikant, por pa përmendur kurrë mbienrin e tij."

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/deshmia-shoqerova-moisi-habilajn-kur-bleu-bizhuterite-eurot-ne-shqiperi-me-ene-detergjenti

Recommended