Ora News-Atentati, dëshmia e Gjinit: Asnjë konflikt. Në Shqipëri për 1-vjetorin e vdekjes së vëllait
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Preng Gjini ka dhënë deklarimet e para për hetuesve. Edhe pse shënjestër e atentatit me eksploziv në Tiranë, Gjini mohon të ketë patur konflikte, ndaj edhe nuk kishte marrë mbrojtje shtesë. Deri në këtë fazë të hetimeve policia e prokuroria kanë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie por ende pa rezultate konkrete sa i përket identifikimit të autorëve.

Ndonëse në gjendje të rënduar shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën, Preng Gjini i cili u plagos nga një atentat me tritol ka dhënë dëshminë e tij paraprake para oficerëve të policisë gjyqësore.

Pa dhënë detaje të vlefshme për hetimin, 50-vjeçari ka mohuar konflikte me persona të tjerë, ndërsa ka rrëfyer dhe itinerarin që ka ndjekur me makinë ditën e ngjarjes.

?Nuk kam konflikte me asnjë njeri. Kam ardhur në Shqipëri para një muaji për 1-vjetorin e vdekjes së vëllait. Kam jetuar më shumë jashtë se në brenda vendit. Disa minuta para shpërthimit kam marrë makinën, e cila është e djalit të hallës, e kam përdorur gjithmonë si pasagjer, atë ditë e mora ta drejtoj vetë?.

Në funksion të hetimeve, janë administruar dhjetëra kamera e sigurie, jo vetëm në Tiranë por edhe në Lushnjë e Durrës, të cilat pritet të zbulojnë se kur dhe ku është instaluar sasia e tritolit.

Dyshimet e para janë në tiranë, por nuk përjashtohet dhe mundësia të jetë fiksuar gjatë një ndalese që nipi i Gjinit ka bërë në afërsi të Durrës, zonë pa kamera sigurie.

Shënjestra e atentatit sipas policisë dyshohet se është mbajtur nën vëzhgim nga autoret prej të paktën një muaji.

Deri më tani hetimet nuk kanë dalë ende në konkluzionin nëse eksplozivi i vendosur në makinën e përdorur nga Preng Gjini ka shpërthyer nëpërmjet thirrjes telefonike apo ka qenë i telekomanduar.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/atentati-deshmia-e-gjinit-asnje-konflikt-ne-shqiperi-per-1-vjetorin-e-vdekjes-se-vellait/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended