Ora News - Naureda Llagami zgjidhet kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Naureda Llagami është zgjedhur kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucion që do të bëjë emërimet në drejtësi.

Ajo fitoi me 10 vota ndaj Fatmira Lulit dhe Alban Toros.

Ndërsa nënkryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor u zgjodh Maksim Qoku me 7 vota.

Dy gjyqtarët e KLGJ ishin Dritan Hallunaj dhe Brunilda Kadi nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë.

Anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor ishin Ilir Toska nga Gjykata e Apelit dhe Marcela Shehu, gjyqtare e Gjykatës së Kurbinit.

Gjithashtu, pjesë e KLGJ-së, ishin edhe gjyqtarët Medi Bici dhe Brikena Ukperaj, të cilët u emëruan automatikisht më 12 dhjetor për shkak të mungesës së konkurrentëve. Bici vjen nga Gjykata e Lartë, ndërsa Ukperaj nga Gjykata e Apelit.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/naureda-llagami-zgjidhet-kryetare-e-keshillit-te-larte-gjyqesor

Recommended