Ora News - Vëllai i deputetes socialiste zgjidhet Inspektor i Lartë i Drejtësisë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Artur Metani, i emëruar një vit më parë nga kryeministri Edi Rama si Avokat i Shtetit, do të jetë Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Ai u zgjodh me 98 vota pro nga Kuvendi. Kundër tij votuan 8 deputetë.

Ndërkohë nuk kishte të drejtë vote deputetja socialiste Eglantina Gjermeni për shkak të konfliktit të interesit, pasi Metani është vëllai i ish-ministres të Zhvillimit Urban.

Artur Metani ishte renditur i pari në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me 89.6 pikë.

Pas Artur Metanit me 0.6 pikë më pak është renditur prokurori Sokol Stojani.

Për PD-në, emërimi si Inspektor i Lartë i Drejtësisë i vartësit të Edi Ramës dhe vëllait të ish-ministres dhe deputetes së tij është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.

"Sot është një ditë e keqe për demokracinë dhe drejtësinë në Shqipëri. Emërimi i Artur Metanit në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, është një emërim partiak në një nga pikat kyçe të sistemit të drejtësisë, që verifikon dhe nis hetime për të gjithë gjyqtarët, prokurorët, si dhe për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqesor dhe atë të Prokurorisë" thuhet në deklaratën e selisë blu.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/po-ndjek-punimet-nga-llozha-artur-metani-pritet-te-votohet-si-inspektor-i-larte-i-drejtesise

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended