Emërohet prokuror bashkëshorti i deputetes Felaj, Vate Staka nuk 'pranohet' në KLP

  • 5 years ago
Prokurori i Shkodrës u zgjodh anëtari më i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Në mbledhjen e kësaj të hëne pritet që Vate Stakaj të ishte i pranishëm për të zëvendësuar Antoneta Sevdarin e shkarkuar prej vettingut.

Por pas pak minutave ku ai ishte ulur mes anëtarëve të tjerë ka lënë sallën pasi me shumicë KLP ka votuar që të pritej afati ankimimit për 5 ditë nëse dikush do të kundërshtonte apo jo zgjedhjen e tij në KLP.

Me largimin e Stakës mbledhja vazhdoi pa praninë e medias ku KLP caktoi si drejtues të përkohshëm në Sarandë prokurorin Sali Hasën i cili zëvendëson Edison Ademin e shkarkuar nga vetting.

Në Durrës në vend të Ferdinand Elzeit të shkarkuar prej vettingut u caktua përkohësisht Ludovik Doda i cili mori dhe votat maksimale ndër të caktuarit përkohësisht plot 10 vota.

Një tjetër pikë në të cilën anëtarët e KLP-s kanë qenë të ndarë në dy grupe ishte dhe ajo e emërimit prokuror të Bledar Valikajt i cili fitoi me gjykatë të drejtën për të kaluar nga oficer i policisë gjyqësore në prokuror.

Bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj mori 5 vota pro duke fituar statusin e prokurorit dhe duke u emëruar si i tillë në akuzën e kryeqytetit.

Ndërsa 2 javë pas çeljes së garës për kryeprokuror sipas KLP-s nuk është regjistruar asnjë aplikim apo kandidaturë paçka se ka afat dhe 2 javë deri më 30 prill 2019.