Shinasi Rama tregon si po e shfrytëzon Kryeministri zgjatjen e protestave të studentëve
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shinasi Rama, inkurajon studentët të vazhdojnë protestën e tyre, por të shkëputur nga paria politike.

Rama: Protestat duhet të vazhdojnë.Studentët duhet të organizohen dhe të shkëputen nga paria politike, të mundohen të mbeten me kërkesat e tyre. Me kohë protestat do të bëhen shumë të fuqishme sepse i gjithë populli do të ngrihet ndaj oligarkisë. Situata është e tillë që do të përshkallëzohet se s'bën.

Në një lidhje me skype për Ora News, Rama tha se kryeministri në dukje po u jep kohë studentëve, por në realitet protestat studentore kanë shmangur vëmendjen nga skandalet qeveritare.

Rama: Në dukje kryeministri po u jep kohë, ndërsa në fakt këto protesta studentore duhet të shihen më gjerë në kuadrin e përplasjes së politikës shqiptare, përplasjes mes palëve të ndryshme dhe në veçanti në konfliktet e shumta brenda PS.Një segmenti që kërkon të dalë pak a shumë nga kontrolli i kryeministrit dhe bën disa llogari më të tepërta për të ardhmen. Protestat studentore dhe zgjatja e tyre e kanë ndihmuar kryeministrin të shmangë vëmendjen nga krizat e shumta dhe skandalet e jashtëzakonshme që janë shfaqur këto ditë, të cilat nuk do të ishin të mundura nëse nuk do të kishte informacion të brendshëm.

Kryeministri po përdor protestat studentore për të arritur që me një gur të vrasë shumë zogj. Por nga këndvështrimi im këto protesta kanë një rëndësi shumë të veçantë sepse çdo brez do të ngrihet në një moment apo një tjetër. Por me shuarjen e atij brezi, humbjen e shpirtit të qytetarisë dhe dëshirës për të bërë diçka të mirë, e gjithë shoqëria humbet një brez të tërë. Përpjekja ime është të ruhet kjo lëvizje studentore, të mos tejkalojë kufijtë e normales, por në të njëjtën kohë as të mos përdoret si vegël nga partitë.

#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shinasi-rama-tregon-si-po-e-shfrytezon-rama-zgjatjen-e-protestave-te-studenteve
Recommended