Report Tv - Ndotja dhe mungesa e kujdesit, dëmtohet masivi i pishave në Krujë

  • 5 years ago
rej vitesh masivi me pisha në rrethin e Krujës, sipërfaqja e të cilit shkon deri në 60 hektarë po e humbet identitetin, për shkak të dëmtimeve nga faktorë të ndryshëm.

Këto pisha u mbollën në vitin 1974 për ruajtjen masivit tokësor nga erozoni, teksa kujdesi për to ka munguar për një kohë të gjatë.

Siç duket në pamjet që sjell Report tv shumë prej këtyre pishave janë tharë, ndërsa një pjesë janë dëmtuar nga njerëzit.

Shkak për këtë sipas specialistëve është bërë ndotja masive në rrethin e Krujës, temperaturat e ulëta, si dhe prania shtresave të magneziut në masë në nëtokën e kësaj zone.

Abdulla Hasani specialist prane agjensisë së mjedisit shprehet se po punohet për evidentimin e shkakut të tharjes së pishave.

Pishat mund të thanen edhe nga prania e magnemiumit, por duhet analiza për të vërtetuar.

Abdulla Hasani, specialist

Recommended