Report TV - Rrëshqet masivi i dheut, bllokohet aksi Krujë-Qafshtamë

  • 5 years ago
Reshjet e shiut gjatë natës kanë sjellë probleme në qytetin e Krujës, ku nuk kanë munguar rrëshqitjet e dheut. Në aksin Krujë-Kampi i Punëtorëve në Qafshtamë një masiv dheu ka rrëshqitur nga faqja e malit duke bllokuar rrugën.

Bllokimi ka ndodhur tek vendi i quajtur Lapidari i Abaz Kupit në mes të dy ish-kampeve të punëtorëve. Nga rrëshqitja e dhjetra metërkup dheu fatmirësisht nuk ka patur lëvizje në rrugë.

Ndërkohë që aksi në fjalë vijon të jetë i bllokuar, janë lajmëruar Emergjencat Civile për të bërë të mundur ndërhyrjen dhe hapjen e rrugës.

Recommended