Report TV - Bllokohet aksi Fushë Krujë- Thumanë, radha e makinave 15 km

  • 8 years ago
Trafik i rënduar mbi 15 km në autostradën Fushë Krujë-Thamanë. Shkak janë bërë punimet që po kryhen në këtë aks për riparimin e pjesëve të dëmtuara nga një firmë ndërtuese.
Por duhet theksuar se shkakëtare e kësaj situate alarmante është firma që po kryen punimet e cila nuk ka ndërmarrë ?asnjë hap për sigurimin e lëvizjes normale të automjeteve.

Drejtues të shumtë të automjeteve shprehen se për të ardhur nga Thumana në Fushë-Krujë duhen të paktën 2 orë kohë, që në kushtë normale kjo rrugë përshkrohet për 15 minuta.

Policia rrugore e Krujës është në vendngjarje por është e pamundur të kthejw normalitetin në këtë trafik të rënduar.

Recommended