Repart Tv-Berat/ Bllokohet prej 6 orësh aksi që të lidh me Malin e Tomorrit

  • 6 years ago
Prej mëse 6 orësh aksi që të lidh me malin e Tomorrit në Berat qëndron i bllokuar. Aksi Porvonik-Kulmak është mbingarkuar nga lëvizja për shkak të nisjes së pelegrinazhit në Malin e Tomorrit, ku si për çdo vit, mijëra besimtarë bektashianë festojnë në këtë zonë.

Qindra pelegrinë që kanë shkuar në Berat për të festuar Kurban Bajramin në Malin e Tomorrit po qëndrojnë në radhë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë aks nuk ndodhet asnjë polic për të bërë të mundur zhbllokimin e trafikut.

Aksi është i bllokuar në të dyja senset e kalimit, ndërkohë që dyshohet se shkak për bllokimin janë reshjet e dendura të shiut dhe terreni i vështirë.

Recommended